Turgut Ozal Durres
Feb 04, 2016 12:00:00 am

Në fundjavë ...

Në fundjavë u organizua një ekskursion me nxënësit e klasave të 7-ta, 8-ta dhe të 9-ta, në Mal të Zi. U vizitua Kolashina, qyteti simbol i skijimt, ku adrenalina ishte në nivelet më të mëdha. Shëtitja ia linte vendin drekave dhe darkave të organizuar me hare e diskutime të ndryshme. Gjithashtu u vizitua qyteti i Podgoricës në të cilën nxënësit u njohën me bukurinë dhe historinë e saj. Në kthim u bë edhe një ndalesë në qytetin e Shkodrës. Kur kalohet bukur dhe këndshëm ekziston dëshira për t’u rikthyer…