Turgut Ozal Tirana
Dec 12, 2012 04:28:40 pm

Shetitje ne muze me femijet e kopeshtit

Kёtё ‘28-29 Nёntor’ Shqipёria feston 100 vjetorin e shpalljes sё pavarёsisё. Me rastin e kёtyre festave nё vendin tonё do tё zhvillohen aktivitete festive tё larmishme.Kёto aktivitete nuk do tё mungojnё as nё kopshtin “Zubeyde Hanım”. Fёmijёt pёr 100 vjetorin e pavarёsisё kanё realizuar punime tё ndryshme artistike. Ndёr kёto punime nuk do tё lemё pa pёrmendur punimin e shtёpisё sё Ismail Qemalit duke ngritur flamurin nё Vlorё, punimin e hartёs sё Shqipёrisё, punimin e flamurit shqipёtar, e shumё punime tё tjera. Pёrveç punimeve u zhvillua dhe njё eskursion nё Muzeun Kombёtar. Fёmijёt panё nga afёr tё gjithё historikun e Shqipёrisё, duke parё foto tё ndryshme, buste luftёtarёsh, mjete luftёtarёsh, veshje qё pёrdoreshin nё kohёn e luftёs etj. Fёmijёt u kёnaqёn shumё qё panё njё pjesё tё historisё sё vendit tё tyre. Ata bёnё dhe fotografi tё ndryshme , ndёr tyre mё e veçantё ishte ajo afёr bustit tё Ismail Qemalit. Mbasi mbaruan vizitёn nё muze u kthyen nё kopёsht duke kёnduar kёngёt e “Flamurit”.