Turgut Ozal Tirana
Dec 12, 2012 10:50:21 am

Udhëtim Drejt Kroacisë

Në vazhdim të veprimtarive edukative dhe trajnuese me nxënësit, këtë vit nxënësit e klasave të pesta dhe tё katёrta me një pjesëmarrje të madhe nxënësish udhëtuan drejt Kroacisë. Udhëtimi u zhvillua në datat 23-25 nëntor. Nisja u bë në mëngjes në orën 07:30,ku në oborrin e shkollës na prisnin autobusë komodë që do të ishin  në dispozicionin tonë gjatë gjithë udhëtimit . Entusiazmi  i nxënësve ishte i madh.Secili zgjodhi shokun dhe vendin ku do të ulej. Rruga kalonte shumë shpejt.Nxënësit që këndonin dhe të tjerët që bënin tifo për shokët e tyre.Kaluam pikën kufitare të Muriqanit dhe filluam të udhëtojmë përgjatë detit.Koha e mrekullueshme ishte në dispozicionin tonë.Lëndinat anash ishin të mbushura me luledele, a thua se ishte pranverë.Në ndalesa të shkurtra nxënësit mundën të shihnin vende të mrekullueshme e të bënin fotografi pafund. Drekën e hëngrëm në një restorant komod në qytetin e Dubrovnik.Nisëm përsëri udhëtimin dhe në darkë arritëm në hotelin me 5 yje “Meridian”  në qytetin e bukur  Split.Nxënësit u ndanë në dhomat e përcaktuara nga stafi drejtues dhe mbas akomodimit hëngrëm darkë. Nata e parë ishte paksa e qetë në hotel sepse edhe ishim të lodhur, megjithëse nga lumturia askush s’ankohej. Të nesërmen pas një gjumi të rehatshëm u nisëm me autobus për tek liqenet e Pletvicës.Rruga, ishte e gjatë, por në momentin e mbëritjes në fytyrat e të gjithëve përveç kënaqësisë spikaste ajo, habia e madhe e parezistueshme, Uau!Ç’të shihje, ishte një peizazh mahnitës.Të përpinte kjo pamje dhe ti në ato moment mendoje vetëm të afroheshe të kapje ndonjë stёrkalë uji. Në kolonë për një vazhduam drejt ujëvarës.Rruga gjarperonte rrëzë malit dhe zbriste poshtë, ku kalonte në formë ure e ngushtë mes lumit dhe deri tek ujëvara.Secili bënte fotografi pa fund në vende dhe pozicione të ndryshme. Pas qëndrimit tek ujëvara u nisëm përsëri duke ecur përgjatë ujërave shkumbuese derisa arritëm tek liqeni.Aty na priste një traget,i cili na nxorri nga ana tjetër e bregut. Dielli shkëlqente e natyra ishte rrezëllitëse.Po më rrezëllitëse ishin sytë e fëmijëve.Shëtitëm më pas me autobusa të vegjël përgjatë parkut derisa arritëm tek nje restorant të stilit alpin. Hëngrëm sipas dëshirës dhe aventurat e fëmijëve s’mbaruan me kaq.Aty improvizuam një kënd loje dhe duke pritur pjesën e fundit të fëmijëve luajtën:”E ka kushe e ka”.Dhe përsëri udhëtim .Arritëm në hotel. Aty organizuam veprimtari të tjera.Djemtë luajtën futboll, ndërsa vajzat ndërkohë shfrytëzuan pishinën e hotelit.Më pas shkuan në pishinё edhe djemtë.Hëngrëm darkë e në grupe fëmijët përcillnin kënaqësinë e mendimet për orët e mrekullueshme që kishin kaluar. Erdhi dhe momenti  i nisjes për në Shqipëri.Kthimi  ishte edhe më i bukur.Ndaluam në Dubrovnik,hymë brenda në kala. Ç’të shihje!Një arkitekturë e mrekullueshme.Drekën e hëngrëm buzë detit, brenda kalasë.Kaluam shumë bukur.Fotografuam gjithçka. Më pas nxënësit hynë në tregun brenda kalasë e blenë suvenire në kujtim të këtij udhëtimi të paharuar.Dhe mbas pazarit hipëm nëpër autobuza duke menduar që mund të vinim përsëri, e pse jo! Filluan udhëtimin dhe aritëm në Tiranë,ku gjithësecilin e prisnin të afermit e vet.Kishim çtë tregonim e të ruanim në memorie nga ky udhëtim i mrekullushëm.