Turgut Ozal Tirana
Mar 15, 2013 06:28:26 am

Vazhdojmë si gjithmonë…

Vazhdojmë si gjithmonë… Marsi, muaji i pranverës, i rigjallërimit të jetës, po mbi të gjitha muaji i dy festave më të bukura që qëndrojnë pranë njëra-tjetrës,  7-8 Marsi.  8 Marsi është një ditë gjithmonë e veçantë, që mbart respekt e dashuri të pafund për qenien që lind jetën. Në shkollën tonë tashmë është bërë traditë që një feste të tillë t’i kushtohet një vëmendje e vecantë, ashtu siç janë edhe nënat tona të nderuara. ‘’Dora që tund djepin, gjithë botën e sundon’’, ishte titulli i  koncertit  festiv të organizuar nga shkolla  ‘’Turgut Ozal’’ për këtë vit. Të gjithë nxënësit e kësaj shkolle punuan me seriozitet e dashuri që t’i dhuronin nënave të tyre dhuratën më të bukur, t’i shprehnin dashurinë e tyre me talentet që ato kanë në fusha të ndryshme. Poezitë e përzgjedhura me shumë kujdes nga nxënësit dhe mësuesit  , një ese shumë e ndjerë e krijuar nga dy nxënëse të talentuara të kësaj shkolle ngjallën një emocion të veçantë tek të gjithë të pranishmit që ishin në koncert. Këngët dhe vallet i dhanë më shumë atmosferë festive kësaj feste. Çiltërsia dhe spontaniteti me të cilat interpretonin nxënësit në skenë i falnin nënave një kënaqësi dhe një  lumturi të madhe, gjë të cilën e reflektonin në sytë e tyre dhe me duartrokitje, të cilat nuk na munguan përgjatë gjithë koncertit. Një surprizë e këndshme për të gjithë nënat e nxënësve të kolegjit  ‘’Turgut Ozal’’ ishte  leximi i disa kartolinave falenderimi,  drejtuar nënave të cilat ishin të pranishme në këtë koncert  si dhe një video urimi nga nxënës të të gjithë paraleleve, anëtarë të stafit pedagogjik  dhe drejtorit të shkollës për të gjithë ato që falin jetën. Gëzimin,  qetësinë, harmoninë,  paqen,  shplodhjen të gjithë komponentët jetësore që kërkon çdo qenie njerëzore i gjen tek ato duar, tek ai prehër tek ajo zemër, tek ju perëndesha që na gjendeni pranë në çfarëdolloj momenti. Ju duam,  ndjehemi krenar për ju nëna dhe ju premtojmë që edhe ju do të ndjeheni gjithmonë krenare për ne. Kjo ishte një dhuratë e vogël për këtë ditë të madhe, për të gjithë ju nëna duke ju uruar që 365 ditët e vitit të jenë si kjo ditë.   Një falenderim i veçantë për këtë koncert festiv i takon drejtorit të shkollës ‘’Turgut Ozal’’         Z. Hysein Yavuz si dhe stafit pedagogjik të shkollës.