Turgut Ozal Tirana
Mar 19, 2013 06:51:21 am

Vizitë tek dentist (kopeshti)

A keni dhëmbë të shëndetshëm. A kujdeseni për ta? Ne fëmijët e grupeve të dyta të kopshtit “Zubeyde Hanim”   që gjendet në kompleksin arsimor “Turgut Ozal” mund t’ju përgjigjemi këtyre pyetjeve me një “ PO” të madhe. Mësueset tona na treguan se çfarë duhet të bëjmë për të pasur dhëmbë të shëndetshëm në orën e mësimit. Pastaj me furgonin e kopshtit ne bëme një ekskursion të veçantë, shkuam tek dentisti. Disa shokë e shoqe të grupit  kanë prindërit dentist, kështu që me shumë dashuri na kontrolluan  dhëmbët tanë. Disa herë mund t’i kemi të prishur prandaj duhet t’i rregullojmë. Ndonjëherë duhet t’i pastrojmë me një furçë të veçantë por normalisht duhet t’i lajmë në mëngjes e mbrëmje. Ne duam të kemi dhëmbë të shëndetshëm po ju? Ne falenderojmë shumë klinikat dentare  “Pro dent”   dhe  “Condor” që treguan gadishmerinë e tyre për të na kontrolluar dhëmbët.