Turgut Ozal Durres
Jan 15, 2017 12:00:00 am

Vizitorët të vecantë

Dje shkolla jonë priti vizitorë të vecantë. Me moton ‘Së bashku për të ngjallur shpresën’’ Znj.Esmeralda Shkjau, Znj.Florjana Garo dhe Z.Leonard Kadrimi i drejtuan shkollës kërkesë për t’i ofruar ndihmë në arsimim nxënëses Blerta Shkreli familja e së cilës jeton në një varfëri të skajshme.Shkolla i ofroi kësaj nxënëse 100% bursë studimi për këtë vit shkollor.
Ne besojmë se një bamirësi sado e vogël por që shoqërohet me zemër dhe pasion mund të sjellë shumë të mira.
Mirënjohje për të gjithë ata që zotërojnë shpirt bamirësie.