Deklaratë për Politikat e Privatësisë mbi rekrutimin

I nderuar aplikant!

Kjo është faqja zyrtare për rekrutimin e kandidatëve për punë pranë shoqërisë Turgut Ozal Education sh.a. Duke vlerësuar interesimin tuaj për t’u punësuar në shoqënë tonë, ju sqarojmë se Turgut Ozal Education sh.a është e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor, në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi të lidhur me të dhënat e paraqitura. Më konkretisht, sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) “Per Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe aktet nënligjore për zbatim.

Me dëshirën për të patur një bashkëpunim sa më efiçent, garantojmë se përpunimi i të dhënave tuaja do të bëhet vetëm për qëllime rekrutimi pranë shoqërisë sonë, në funksion të vlerësimit të përshtatjes suaj me kriteret e vendeve vakante.

Referuar legjislacionit në fuqi kushtuar mbrojtjes së të dhënave personale, nëpërmjet një kërkese dërguar me postë elektronike në adresën zyrtare hr@turgutozal.edu.al, ju keni të drejtë të kerkoni korrigjimin e të dhënave tuaja, plotësuar vullnetarisht gjatë aplikimit për punësim.

Duke klikuar mbi Pranoj, ju jepni pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave të paraqitura nga ju, në formularin e aplikimit për punësim dhe fazave të tjera të rekrutimit.

Të dhënat tuaja do të ruhen për një periudhë 1 vjecare dhe do të konsiderohen për qëllime rekrutimi, jo vetëm për vendet aktuale vakante, por edhe për mundësi të tjera punësimi që mund të shfaqen në të ardhmen, në shoqërinë e Turgut Ozal Education sh.a.