Back

Shoqëria “Turgut Ozal EDUCATION ” sh.a. nënshkruan marrëveshje me Kolegjet CATS pjesë e Cambridge Education Group Limited “CEG”

Nxënësit e shkollave jopublike “Turgut Ozal” dhe ”Memorial International School of Tirana” pjesë e shoqërisë “Turgut Ozal EDUCATION ” sh.a. do të kenë tashmë mundësinë për të studiuar në Kolegjet CATS në Angli, Evropë dhe SHBA në bazë të një marrëveshjeje dypalëshe që u nënshkrua sot midis “Turgut Ozal EDUCATION ” sh.a. dhe Cambridge Education Group Limited “CEG”. Kjo marrëveshje do të mundësojë aksesin ekskluziv të nxënësve të shkollave jopublike “Turgut Ozal” dhe ”Memorial International School of Tirana” për të fituar të drejtën e studimit me tarifa speciale në çdo Kolegj CATS në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Nxënësit që përfundojnë klasën e 9-të ose të 10-të në shkollat “Turgut Ozal” dhe ”Memorial International School of Tirana” do të kenë mundësinë të përfundojnë studimet parauniversitare në kolegjet CATS me bursa të bazuara në merita. Kjo do ta bëjë shumë më të lehtë aksesimin në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA. Kolegjet CATS u themeluan në vitin 1952 dhe kanë arritur të jenë aktualisht një nga ofruesit më inovativë dhe më të suksesshëm të arsimit privat në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Grupi ka gjithashtu partneritete me shumë universitete në vende të ndryshme nëpër botë, si Universiteti i Exeter, Universiteti i Birmingham, Universiteti i Leeds dhe Universiteti i Amsterdamit. Studentët nga Kolegjet e Cats kanë përparësi për sa i përket pranimit në këto universitete. “Mundësitë për të studiuar jashtë vendit për studentët shqiptarë në ditët e sotme janë shumë më të mëdha. Duke u bërë pjesë e kësaj marrëveshjeje, nxënësve tanë i jepet mundësia të njihen me kultura të ndryshme dhe të përfitojnë një edukim ndërkombëtar cilësor, i cili është i nevojshëm në lidhje me ekonominë e sotme globale,” – tha Z.Mustafa Ustuner, Administrator i Përgjithshëm “Turgut Ozal EDUCATION ” sh.a. Ai shtoi se bashkëpunimi me institucione prestigjoze në tregjet botërore të arsimit, hap mundësi të reja për studentët shqiptarë për të studiuar në shkolla të njohura në të gjithë botën. Kolegjet “Turgut Ozal” u hapën për herë të parë në Shqipëri në vitin 1993. Aktualisht, më shumë se 3000 studentë janë regjistruar në këto shkolla dygjuhëshe. Një pjesë e konsiderueshme e nxënësve të këtyre shkollave preferojnë të studiojnë jashtë vendit kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Europë. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi, planifikohet që pranimi i nxënësve në Kolegjet CATS të fillojë në shtator 2019.

[learn_press_profile]