1. Evidentimi i nxënësve të talentuar në fushat e këngës, recitimit, kompozicionit dhe vizatimit, të cilët mësojnë në shkollat tona.
  2. Mbështetja dhe  motivimi i nxënësve të talentuar në këtë drejtim.

Konkursi i Artit dhe Letërsisë do të zhvillohet në 4 kategori:

  • Recitim
  • Këngë
  • Kompozicion / Ese
    • Kompozicioni për nxënësit që gjuhën shqipe e kanë gjuhën e nënës.
    • Kompozicioni për nxënësit që gjuhën shqipe nuk e kanë gjuhën e nënës.
  • Art figurativ (vizatim, bojra uji…)

Konkurruesit pjesëmarrës do të vlerësohen në 3 nivelet (grupmoshat) përkatëse:

  • Niveli I:           Klasat  4 – 6
  • Niveli II:         Klasat  7 – 9
  • Niveli III:       Klasat  10 – 12

Konkursi i Artit dhe Letërsisë do të zhvillohet në 3 faza:

  • Faza I: Konkurrimi në klasa (11 Tetor)
  • Faza II: Konkurrimi final brenda çdo shkolle (përfundon më 11 Nëntor)
  • Faza III: Konkurrimi final (midis të gjithave shkollave) (më 19 Nëntor)

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet më datë 19.11.2022 në sallën konferencave të shkollës Turgut Ozal (Kompleksi).

  1. RECITIM

Poezi ose proza të shkurtra (jo më shumë se 3 minuta) nga autorët më të njohur të letërsisë shqiptare dhe të huaj (të përkthyer në gjuhën shqipe). 

Temat duhet të jenë: atdhetare, shoqërore dhe të natyrës, të cilat transmetojnë mesazhe bashkëkohore.

Recitimi duhet të ketë në sfond një bazë muzikore të përshtatshme me poezinë dhe interpretimin, e cila do të dërgohet 5 ditë para konkurrimit final.

Muzika në sfond duhet të jetë instrumentale. Nuk duhet të ketë zëra në kor ose zëra të ngjashëm.

 

  1. KOMPOZICION (Krijim i lirë / Ese)

Kompozicion, tema të ngjashme me temat e dhëna si shembulli më poshtë:

  • “Jeta ime, një ëndërr e vogël brenda një ëndrre të madhe”
  • “Unë e dua teknologjinë, por dua gjithashtu dhe librin”
  • “Liria, vlera universale e të gjitha kohërave”

Shënim: Nxënësit me kombësi të huaj konkurrojnë si kategori më vete në kompozicion.

  1. KËNGË:

Këngët e përzgjedhura do të jenë me tekst tërësisht në gjuhën shqipe dhe këngë të përshtatshme për ambientin shkollor. Nuk do të pranohen këngë  të zhanreve rap, hip hop ose të ngjashme me to. (Këngët e zgjedhura prej nxënësve, do të miratohen nga komisioni i mësuesve të muzikës të përcaktuar nga drejtoritë përkatëse, para se të këndohen nga nxënësit në konkurs.) 

Konkurruesi duhet të dorëzojë bazën muzikore 5 ditë para konkurrimit final.

Muzika në sfond duhet të jetë instrumentale. Nuk duhet të ketë zëra në kor ose zëra të ngjashëm. Fjalët e këngëve duhet të jenë në gjuhën shqipe.

 

  1. ARTI FIGURATIV:

Tematika e dhënë nga juria, duhet të nxisë mendimin dhe imagjinatën sipas nivelit/grupmoshës. 

Niveli I (Klasa 4 – 6) Një krijim me lapsa me ngjyrë, lapustila

Niveli II (Klasa 7 – 9) Një krijim  sipas dëshirës… lapsat me ngjyra, lapustilat

ose bojërat e ujit. 

Niveli III (Klasa 10 – 12) Një krijim me laps grafit i zi dhe karbon  

Drejtoritë përkatëse duhet të përcaktojnë një juri për kategorinë e artit figurativ e përbërë nga mësues të fushës (mund të merret mbështetje edhe nga shkollat e tjera).

Temat përcaktohen nga mësuesit e artit figurativ dhe u jepen nxënësve ditën e konkurrimit. (kohëzgjatja: maks. 3 orë). 

Materialet:

Lloji i letrës (karton A3) do të sigurohet nga organizuesit, ndërsa mjetet e tjera si lapsa me ngjyrë, lapustila, bojëra uji, laps grafit i zi dhe karbon do të sigurohen nga vetë nxënësit.