Politikat e punësimit kanë për qëllim mbështetjen e punëkërkuesve në gjetjen e një pune të përshtatshme duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e situatës së tregut të punës dhe rrjedhimisht uljen e nivelit të papunësisë.
Procedura e rekrutimit përcakton në mënyrë preçize të gjithë hapat që ndiqen për rekrutimin e punonjësve në shoqerine Turgut Ozal Education sh.a, bazuar në kriteret bazë për arsimim, trajnim, kualifikim, eksperiencën dhe kërkesa të tjera specifike të lidhura direkt me vendin e punës. Ky proces kryhet në zbatim të plotë të ligjit, duke respektuar të drejtat e individit dhe politikat jodiskriminuese për shkak të racës, kombësisë, gjinisë, moshës, aftësive të veçanta etj.
Nëse ju pëlqen të punoni me një ekip të mrekullueshëm njerëzish punëtorë…
Nëse po kërkoni sfida në vendin tuaj të punës…
Nëse jeni në gjendje të adaptoheni me ndryshimet e shpejta…
Nëse pëlqeni atmosferën e një organizate në rritje, ku performanca, aftësitë dhe kontributet vlerësohen dhe shpërblehen…
Ejani të punoni me ne!
Procesi i selektimit për marrjen në punë ndryshon duke u bazuar në pozicionin për të cilin po aplikohet.
- Selektimi i parë bëhet në bazë të CV,
- Vetëm aplikantët e pëzgjedhur informohen për hapat e selektimit,
- Kandidatët e përzgjedhur përfshihen në intervistën me gojë,
- Kandidatët të cilet përzgjidhen nga Komiteti i Intervistimit kalojnë në fazën e rekrutimit.
Aplikimi për punë mund të bëhet vetëm nëpërmjet formës së aplikimit online.
Për sqarime të mëtejshme jeni të mirepritur të kontaktoni me Departamentin e Burimeve Njerëzore me nr. tel. +355 (4) 22 34 716
[learn_press_profile]