Institucionet Arsimore “Turgut Ozal” dhe universiteti “ EPOKA”, të vetëdijshme për rëndësinë e edukimit në ndërtimin e një bote më të mirë, i kanë paraprirë sistemit arsimor në edukimin e liderëve dhe novatorëve të së ardhmes. Individët e suksesshëm, komunitetet, shoqëritë dhe qytetërime të tëra mbështeten në cilësinë e sistemit të tyre arsimor. Gjatë viteve të formimit, fëmijët mund ta kenë të vështirë të shohin tablonë e gjerë dhe të kuptojnë rëndësinë e edukimit të tyre.Ne kujdesemi për të nxjerrë në pah entuziazmin e nxënësve për të mësuar. Në fazën universitare studentën tek ne gjejnë mundësi të reja për mbështetje jo vetëm për zhvillimin e tyre të specializuar sipas fushave që ata kanë zgjedhur, por edhe për kërkimin shkencor dhe inovacionin në këto fusha e më tej.

Edukimi nuk ka të bëjë vetëm me të mësuarit e një tërësie faktesh dhe njohurish që nuk mund të zbatohen në botën reale. Sistemet e mira arsimore fokusohen në formimin e anëtarëve të ardhshëm të shoqërisë, duke përfshirë të mësuarit se si të merren me dështimin, si të menaxhojnë emocione të caktuara dhe si të merren me skenarët e vështirë me të cilat i përball jeta.

Pavarësisht se kush jeni, ka një botë të tërë njohurish për t’u zhytur në të.Brenda kësaj bote, çdokush mund të bëhet ai që dëshiron të jetë dhe të arrijë atë që dëshiron të arrijë. Duke u dhënë të gjithëve mundësitë e duhura arsimore, çdo individ ka një mundësi për të përvetësuar aftësi të reja që i mundësojnë formimin e plotë të njohurive.

Shoqëria Turgut Ozal EDUCATION Sh.a. do të vazhdojë ofrimin e dhënies së një shërbimi mjaft cilësor në të gjitha nivelet e arsimit; duke filluar nga ai parashkollor deri tek arsimi i lartë. Krahas suksesit në fushën e shkencës kjo shoqëri do të vazhdojë  përpjekjet e saj për përmbushjen e misionit të institucioneve arsimore duke qenë gjithmonë inovative dhe me influence në kërkimin shkencor dhe zhvillimin, duke i shërbyer vlerave njerëzore dhe duke dhënë kontributin e saj për komunitetin.

 

Me respekt,

 

Tuncer  Tiryaki

Administrator i Përgjithshëm

Numër kontakti +355 (4) 22 34 716
Email: ttiryaki@turgutozal.edu.al