Konkurset për të angazhuar nxënësit gjatë karantinimit

Për t’ju ndihmuar që nxënësit të përfshihen në aktivitete gjatë mbylljes së COVID-19, ne po organizojmë një gamë konkursesh në distancë. Konkurset janë organizuar në mënyrë të tillë për t’i përfshirë nxënësit në shkencë dhe art nga shtëpia.

Si një komunitet profesional i përkushtuar për të mbështetur përsosmërinë në mësimin e shkencës dhe artit, ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur nxënësit në shkollat tona, por edhe më gjerë gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm.

Ky konkurs do të jetë i dobishëm në mbajtjen e nxënësve të përfshirë në aktivitete gjatë qëndrimit brenda shtëpive të tyre.