Back

Matura Shteterore 2020 – Datat e provimeve dhe rregullorja e posaçme

Të dashur maturante duke iu uruar suksese dëshirojmë tiu rikujtojmë edhe njëherë datat dhe rregulloren e maturës shtetërore 2020. Për të mbrojtur shëndetin tuaj ju lutemi mos harroni të pajiseni me doreza dhe maskë. Datat e Provimeve të Maturës Shtetërore 2020 1. Gjuhë e Huaj – 8 Qershor 2020 2. Gjuhë Shqipe – 11 Qershor 2020 3. Matematikë – 15 Qerhor 2020 4. Provimi me zgjedhje – 18 Qershor 2020 Rregullat e plotësimit të testit nga Maturantët Maturanti/kandidati pasi merr testin dhe fletë-përgjigjen nga AP, kontrollon që ato janë me emrin e tij dhe i nënshkruan. Gjithashtu, kontrollon gjendjen fizike të testit (është i palexueshëm, mungon ndonjë faqe etj.). Nëse vërehen parregullsi kërkon test tjetër nga AP, duke plotësuar një deklaratë për marrjen e testit, duke shënuar edhe emrin në test me shkrimin tij. Testi është i ndërtuar vetëm me pyetje me alternativa. Rregullat e plotësimit të testit nga maturanti/kandidati janë si vijon: a) duhet të përdorë stilolaps blu ose të zi: b) duhet të mbushë mestilolaps për secilën pyetje rrethin që përfaqëson alternativën që e mendon si të saktë: c) nëse për një pyetje ka mbushur dyrrathë, përgjigjja për këtë pyetje do të konsiderohet e pavlefshme dhedo të vlerësohet me 0 pikë: d) nëse për një pyetje ka qarkuar alternativën e saktë në test, por nuk ka mbushur rrethin përkatës në tabelat e fletë-përgjigjes, ajo pyetje do të vlerësohet me 0 pikë: e) nëse përnjë pyetje nuk ka mbushurasnjërreth, ajo pyetje do të vlerësohet me 0 pikë: f) nuk duhet të përdorë korrektor në tabelat e fletë-përgjigjes, pasi alternativat që janë mbushur duke përdorur korrektor nuk vlerësohen nga sistemi elektronik i vlerësimit. Maturanti/kandidati përjashtohet nga provimi kur:
  • Ndryshon vendin që i është caktuar.
  • Merr, jep informacion apo kopje, ose komunikon me maturantë/kandidatë të tjerë.
  • Bën komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testit.
  • Mban telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimit.
  • Refuzon kontrollin nga ana e administratorëve gjate hyrjes në qendrën e provimit.
Maturantit nuk i njihet rezultati:
  • Nëse përdor stilolaps me ngjyrë jo si atë të përcaktuar në rregulloren e provimit.
  • Nëse ka hequr ose dëmtuar kodin e sekretimit të testit (barkodin).
  • Nëse ka dëmtuar testin (palosur, zhubrosur, grisur, vendosur shenja të dallueshme dhe të veçanta), të evidentuara në procesverbal.
  • Nëse vërtetohet kopja, e pjesshme, ose e plotë, gjatë procesit të vlerësimit dhe konfirmohet nga KOPOTED.
  • Nëse është marrë masa e përjashtimit nga provimi.
  Për informacione të mëtejshme klikoni këtu dhe lexoni me vëmendje materialin e publikuar nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë.

[learn_press_profile]