Përfaqësojnë Shqipërinë në Edicionin e parë të Cyberspace Mathematical Competition
5 studentë nga 8 do të përfaqësojnë Republikën e Shqipërisë në The Cyberspace Mathematical Competition (CMC), e cila është një olimpiadë ndërkombëtare në internet për nxënësit e shkollave të mesme, të organizuar nga The American Mathematics Competitions (AMC) dhe Art of Problem Solving (AoPS).
Nxënësit përfaqësues nga shkollat tona janë: Heidi Durresi, Daniel Budinam, Marin Qirjo nga shkolla Turgut Ozal Tirana së bashku me Dea Myshketa dhe Loard Bejko nxënës në shkollën Turgut Ozal Durrës do të përfaqësojnë Shqipërinë në Edicionin e parë të Cyberspace Mathematical Competition, CMC 2020. Ky event do të organizohet virtualisht në SHBA me 12-20 Korrik 2020 dhe do të marrin pjesë rreth 75 shtete.
Ju urojme suksese nxënësve tanë dhe ekipit përfaqësues të Shqipërisë.
[learn_press_profile]