IFLC- International Festival of Languages & Culture
Institucionet Arsimore jopublike “Turgut Ozal” në bashkëpunim me IFLC, e cila prej 18 vitesh organizon konkurse dhe shfaqje skenike të ndryshme në shumë qytete të botës organizojnë konkursin e këngës “Colors of Voices 2021” Këto institucione në këtë periudhë të vështirë ku bota është nën kërcënimin e “COVID-19” kërkojnë që tu japin të fëmijëve një mundësi jo vetëm për të shfaqur talentet, por njëkohësisht edhe për të rritur vetëbesimin e tyre, duke bërë bashkë ngjyra dhe kultura të ndryshme.
IFLC synon të bëjë bashkë fëmijët e talentuar nga e gjithë bota dhe audiencën duke vënë në dispozicion për këtë konkurs skenat digjitale dhe platforma të ndryshme në Zelandën e Re dhe në Kanada.
- Pjesëmarrja është pa pagesë
- Gjithë pjesëmarrësve do tu jepet certifikatë pjesëmarrjeje.
- Konkurentët duhet të jenë të moshës 12-16 vjeç.
- Faza e parë do të zhvillohet Online. Konkurentët do të dërgojnë një videoregjistrim të këngës me të cilën ata duan të konkurojnë.
- Faza e dytë do të zhvillohet me prezencën personale të konurentëve të kualifikuar nga faza e parë. (Në bazë të rekomandimeve të eksperteve për mbrojtjen nga Covid-19 mund të ketë edhe ndryshime.
- I gjithë eventi do të organizohet sipas urdhërave, udhëzimeve dhe protokolleve të Ministrive përkatëse për mbrojtjen dhe parandalimin e pandemisë COVID-19.
- Kënga duhet të jetë qytetare ose folklorike Shqiptare në të kundërt do të skualifikohet.
- Konkurenti duhet të regjistrojë një video të vetes së tij duke kënduar mbi bazën muzikore të këngës së përzgjedhur prej tij.
- Video mund të regjistrohet me telefon ose me një kamer. Video duhet të jetë joprofesionale. Nëse ka ndërhyje profesionale mbi videon ose mbi zërin e konkurentit atëhere ai skualifikohet.
- Videoja të mos jetë më e gjatë se 3 minuta.
- Videoregjistrimi i konkurentit duhet të jetë horizontalisht me paraqitje të plotë konkurentit.
- Secili konkurent mund të marrë pjesë vetëm me një video.
- Videoregjistrimi të dorëzohet në formatin mp4 dhe të emërtohet Emër_Mbiemër_TitulliiKëngës.mp4
- Veshja e konkurentit në videoregjistrim duhet të jetë brenda rregullave të etikës.
- Regjistrimi duhet të bëhet ONLINE në faqen web https://turgutozal.edu.al/iflc/
- Konkurentët që plotësojnë formularin e pjesëmarrjes në https://turgutozal.edu.al/iflc/ duhet të kenë të gjitha autorizimet nga prindi / kujdestari ligjor.
- Regjistrimet mbarojnë me datë 5 Mars 2021.
- 20 konkurentët më të mirë që do të vazhdojnë konkurimin do të shpallen më 12 Mars 2021 në faqen web https://turgutozal.edu.al/iflc/ si dhe do të njoftohen me anë të e-mailit të prindit / kujdestarit ligjor të tyre.
- Konkurentët që arrijnë të jenë pjesë e 20 më të mirëve do të konkurojnë fizikisht më datë 20 Mars 2021 në ambjentet e Shkollës 9-vjeçare jopublike “Turgut Ozal” ish qyteti i nxënësve Tiranë.
- Baza muzikore duhet të dërgohet me email në adresën iflc@turgutozal.edu.al më datë 18 Mars 2021
- Konkursi do të organizohet duke ju përmbajtur rregullave të COVID 19, me distancim social dhe pa audiencë.
- Nëse konkurenti do të shoqërohet nga prindërit ose prindi kujdestar duhet të kenë me vete një mjet identifikimi.
- Konkursi që do të organizohet më datë 20 Mars 2021 mund të ketë edhe ndryshime në bazë të situatës së COVID-19.
- 20 konkurentët e kësaj faze do të filmohen gjatë performimit të tyre dhe videoja fituese do të përfaqësojë Shqipërinë në rang ndërkombëtar.
- Në finalen e madhe do të marrin pjesë vetëm 12 shtete më të mira nga e gjithë bota.
- Një juri profesioniste e përbërë nga njerëz të fushës, do të jetë përgjegjëse për caktimin e fituesve për këngën më të mirë.
- Fituesi i vendit të parë do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursion ndërkombëtar që do të organizojë IFLC.
- Çmimet do të jenë si mëposhtë.
- Në rang Kombëtar
- Në rang Ndërkombëtar
[learn_press_profile]