Matura Shteterore 2020 – Datat e provimeve dhe rregullorja e posaçme
Të dashur maturante duke iu uruar suksese dëshirojmë tiu rikujtojmë edhe njëherë datat dhe rregulloren e maturës shtetërore 2020.
Për të mbrojtur shëndetin tuaj ju lutemi mos harroni të pajiseni me doreza dhe maskë.
Datat e Provimeve të Maturës Shtetërore 2020
1. Gjuhë e Huaj – 8 Qershor 2020
2. Gjuhë Shqipe – 11 Qershor 2020
3. Matematikë – 15 Qerhor 2020
4. Provimi me zgjedhje – 18 Qershor 2020
Rregullat e plotësimit të testit nga Maturantët
Maturanti/kandidati pasi merr testin dhe fletë-përgjigjen nga AP, kontrollon që ato janë me emrin e tij dhe i nënshkruan. Gjithashtu, kontrollon gjendjen fizike të testit (është i palexueshëm, mungon ndonjë faqe etj.).
Nëse vërehen parregullsi kërkon test tjetër nga AP, duke plotësuar një deklaratë për marrjen e testit, duke shënuar edhe emrin në test me shkrimin tij.
Testi është i ndërtuar vetëm me pyetje me alternativa.
Rregullat e plotësimit të testit nga maturanti/kandidati janë si vijon:
a) duhet të përdorë stilolaps blu ose të zi:
b) duhet të mbushë mestilolaps për secilën pyetje rrethin që përfaqëson alternativën që e mendon si të saktë:
c) nëse për një pyetje ka mbushur dyrrathë, përgjigjja për këtë pyetje do të konsiderohet e pavlefshme dhedo të vlerësohet me 0 pikë:
d) nëse për një pyetje ka qarkuar alternativën e saktë në test, por nuk ka mbushur rrethin përkatës në tabelat e fletë-përgjigjes, ajo pyetje do të vlerësohet me 0 pikë:
e) nëse përnjë pyetje nuk ka mbushurasnjërreth, ajo pyetje do të vlerësohet me 0 pikë:
f) nuk duhet të përdorë korrektor në tabelat e fletë-përgjigjes, pasi alternativat që janë mbushur duke përdorur korrektor nuk vlerësohen nga sistemi elektronik i vlerësimit.
Maturanti/kandidati përjashtohet nga provimi kur:
- Ndryshon vendin që i është caktuar.
- Merr, jep informacion apo kopje, ose komunikon me maturantë/kandidatë të tjerë.
- Bën komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testit.
- Mban telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimit.
- Refuzon kontrollin nga ana e administratorëve gjate hyrjes në qendrën e provimit.
- Nëse përdor stilolaps me ngjyrë jo si atë të përcaktuar në rregulloren e provimit.
- Nëse ka hequr ose dëmtuar kodin e sekretimit të testit (barkodin).
- Nëse ka dëmtuar testin (palosur, zhubrosur, grisur, vendosur shenja të dallueshme dhe të veçanta), të evidentuara në procesverbal.
- Nëse vërtetohet kopja, e pjesshme, ose e plotë, gjatë procesit të vlerësimit dhe konfirmohet nga KOPOTED.
- Nëse është marrë masa e përjashtimit nga provimi.
[learn_press_profile]