Back

Konkursi i Artit dhe Letërsisë

Prej vitesh  Turgut Ozal EDUCATION sh.a organizon  konkursin e Artit dhe të Letërsisë. Ku marrin pjesë shumë nxënës duke paraqitur dëshirën dhe ambicien e tyre. Në muajin Tetor të çdo viti ambientet e institucioneve tona mbushen me projekte kushtuar muajit të Artit dhe Letërsisë. Organizohen konkurse  brenda shkollës ,ku marrin pjesë  nxënës për të dhënë më të mirën e tyre si: pikturë , interpretim, ese dhe këngë. Ngrihet një juri brenda  shkollës e cila  në sajë  të vlerësimeve   përcakton  nxënësit finalist. Pas kësaj zhvillohet një garë akoma më e madhe ndërmjet shkollave tona  ku përcaktohet nxënësi fitues në rang institucioni. Konkurruesit pjesëmarrës vlerësohen në 3 nivelet (grupmoshat) përkatëse:
  • Niveli I:           Klasat  4 – 6
  • Niveli II:          Klasat  7 – 9
  • Niveli III:         Klasat  10 – 12
Interesante dhe tepër të pëlqyeshme  për nxënësit mbeten shkrimet  me tematika të ndryshme të cilat kanë sjellë dëshirën më të madhe për të punuar, pasi e shohin pjesë të një gare të gjatë që kurorëzohet me paraqitjen e shkrimeve në konkurse. Një juri e specializuar  vlerëson punimet më të mira  dhe në fund gjithçka kurorëzohet me shpalljen e fituesëve  të institucionit. Orët kalojnë në mënyrë festive dhe tepër madhështore duke shpërndarë edhe certifikata për vlerësimin e tyre.  Një konkurs i tillë synon promovimin e krijimtarisë dhe talentit. Institucioni jonë për vite me radhë e ka përmbushur këtë synim më së miri. Çdo nxënës ruan prej këtyre konkurseve, jo vetëm medaljet dhe certifikatat, por gjithashtu edhe kujtimet e bukura që nxitin zhvillimin e mëtejshëm  të anës artistike të tyre. Kjo i motivon nxënësit që ato çdo vit te jenë sa me dinjitoz, sepse konkurenca që ato kanë në shpirtin e tyre i shtyn që të arrijnë majat. Kjo do të mbetet mënyra më e mirë për shpalosjen e talentit të tyre duke  i përgatitur vetë ata me skena, që do të përballen në të ardhmen.

[learn_press_profile]