Konferenca Education Today
Me shumë kënaqësi ju përshëndesim në emër të Turgut Ozal Education sh.a – organizatori kryesor i Konferencës Education Today. Për 5 vitet e fundit, Konferenca Education Today ka bashkuar, zhvilluar dhe mbështetur profesionistë të asimit në Shqipëri. Duke ndjekur traditën e saj, këtë vit konferenca sërish ofron një gamë të gjerë të seancave tepër interaktive me Drejtuesit e Arsimit në të gjithë botën dhe për të diskutuar çështjet e lidhura me to.
Jemi të lumtur tiu njoftojmë se konferenca e këtij viti do të jetë e hapur për të gjithë arsimtarët në të gjithë Shqipërinë dhe do të gëzojë një mjedis plotësisht virtual. Mësuesit, administratorët e shkollave dhe arsimtarët do të jenë në gjendje të ndjekin këtë konferencë online nga komoditeti i shtëpive të tyre.
Disa nga te ftuarit tanë janë : Z. Andreas Schleicher – Drejtori i PISA (Programme for International Student Assessment), Z. Stephen Burnage (i vlerësuar si traineri më i mirë i mësuesve në Mbretërinë e Bashkuar), Z. Hidekazu Shoto nga Japonia i cili është një Finalist i “Global Teacher”, një “Microsoft Innovative Educator Expert” dhe themeluesi i ” Hidekazu Teaching ”, Drejtori i CPD në Cambridge University Press dhe Znj. Albena Spasova, perfaqesuese e Microsoft.
Education Today organizohet nga “Turgut Ozal Education Group” i cili operon në Shqipëri që nga viti 1993 në arsimin K-12(parashkollor/bazë/i mesëm i lartë dhe Universitetin. Ne mbështesim mësuesit dhe profesionistët e tjerë të arsimit në zhvillimin e tyre profesional dhe sigurojmë një platformë ku ata mund të ofrojnë pikëpamjet e tyre, të shkëmbejnë përvoja kërkimore dhe mësimore dhe të mësojnë nga njëri-tjetri.
Jemi të bindur që për arsimtarët kjo do të jetë një ngjarje e shkëlqyeshme ku ata do të ndajnë përvojën dhe do të marrin disa ide praktike të shkëlqyera për t’u përdorur në mjediset e tyre të mësimdhënies.
Për të gjithë pjesëmarrësit do të shpërndahen certifikata.
[learn_press_profile]