Shkolla 9-vjeçare
Klasa 1
Rregullorja Neni 7/2
- Deklarata tip e plotësuar nga prindi/kujdestari ligjor-Shtojca nr.2
- Vërtetimi që ka ndjekur kopshtin ose klasën përgatitore (duhet dorëzuar dy javët e fundit të qershorit)
- Vërtetimi i vaksinimeve nga qendra shëndetësore.(duhet dorëzuar dy javë para fillimit të vitit shkollor)
Klasa 2 - 9
Rregullorja Neni 7/2
- Deklarata tip e plotësuar nga prindi/kujdestari ligjor-Shtojca nr.2
- Vërtetimi i vaksinimeve nga qendra shëndetësore.(Bazuar në ligjin 15/2016 date 10.03.2016 “Për Parandalimin dhe Luftimin e Infeksioneve dhe Sëmundjeve ngjitese”
- Dëftesa / Vertetim i listës së notave / Për nxënësit e ardhur nga jashtë qytetit dhe nga ata të shkollave të tjera jopublike dëftesa e sigluar.
- Fletë shpërngulje / Fletë pranimi-Shtojca 8
Shkolla mesme
Klasa 10
Rregullorja Neni 12/1
- Deklarata tip e plotësuar nga prindi/kujdestari ligjor-Shtojca nr.4
- Dëftesa e lirimit
- Deftesa e lirimit siglohet në ZVA
- Për nxënësit që kanë studiuar jashtë vendit,dëftesa njehsohet në ZVA.
- Formularët e plotësuar për lëndët me zgjedhje.
- Për konviktorët e rinj raporti mjeko-ligjor.
- Vërtetimi i vaksinimeve nga qendra shëndetësore.(Bazuar në ligjin 15/2016 date 10.03.2016 “Për Parandalimin dhe Luftimin e Infeksioneve dhe Sëmundjeve ngjitese”
Klasa 11-12
Rregullorja Neni 12/1
- Deklarata tip e plotësuar nga prindi/kujdestari ligjor-Shtojca nr.4
- Formularët e plotësuar për lëndët me zgjedhje.
- Dëftesa/Vertetim i listës së notave/për nxënësit e ardhur nga jashtë qytetit dhe nga ata të shkollave të tjera jopublike dëftesa e sigluar në ZVA.
- Fletë shpërngulje/Fletë pranimi-Shtojca 8
- Për nxënësit jashtë Tirane deftesa / vërtetimi siglohet në ZVA.
- Për nxënësit që kanë studiuar jashtë vendit, dëftesa / vërtetimi njehsohet në ZVA
- Për konviktorët e rinj raporti mjeko-ligjor
Shënim: Dokumentat e mësipërme mund të ndryshojnë në bazë të ndryshimeve që ndodhin në Ligjet / Udhëzimet / Rregulloret për Sistemin Arsimor Parauniversitar.