I nderuar aplikant!
Kjo është faqja zyrtare për rekrutimin e kandidatëve për punë pranë shoqërisë Turgut Ozal Education sh.a. Duke vlerësuar interesimin tuaj për t’u punësuar pranë kësaj shoqërie, sqarojmë se Turgut Ozal Education sh.a është e përkushtuar të zbatojë me përpikmëri të gjithë kuadrin ligjor, në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi të lidhur me të dhënat e paraqitura. Më konkretisht, sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit nr.124/2024 “Per Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe akteve të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi .
Me dëshirën për të patur një bashkëpunim sa më efiçent, garantojmë se përpunimi i të dhënave tuaja do të bëhet vetëm për qëllime rekrutimi pranë shoqërisë sonë, në funksion të vlerësimit të përshtatjes suaj me kriteret e vendeve vakante.
Referuar legjislacionit në fuqi kushtuar mbrojtjes së të dhënave personale, nëpërmjet një kërkese dërguar me postë elektronike në adresën zyrtare hr@turgutozal.edu.al, ju keni të drejtë të kerkoni korrigjimin/fshirjen e të dhënave tuaja, plotësuar vullnetarisht gjatë aplikimit për punësim.
Duke klikuar mbi Pranoj, ju jepni pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave të paraqitura nga ju, në formularin e aplikimit për punësim dhe fazave të tjera të rekrutimit.
Të dhënat tuaja do të ruhen për një periudhë 1 vjecare dhe do të konsiderohen për qëllime rekrutimi, jo vetëm për vendet aktuale vakante, por edhe për mundësi të tjera punësimi që mund të shfaqen në të ardhmen, në shoqërinë e Turgut Ozal Education sh.a.