Mësimi në distancë
Të dashur nxënës,
Stafi akademik i Turgut Ozal Education sh.a së shpejti do të nisë mësimdhënien online përmes platformës Google Classrooms.
Kjo platformë i lejon stafit akademik të ndajnë burimet me nxënësit, të realizojnë si duhet menaxhimin e detyrave dhe ndihmon nxënësit për përvetësimin e mësimit. Ne do t’iu inkurajonim te mos hezitoni që të kontaktoni me mësuesit tuaj për cfarëdo lloj paqartësie. Secili prej tyre është i gatshëm sot më shumë se asnjëherë tjetër tiu ndihmojë dhe asistojë në cdo hap. Ne jemi të sigurt se të gjithë së bashku do ia dalim për te arritur standartet e dëshiruara edhe në mesimin në distancë.
Google Classroom mund të aksesohet në kompjuterin tuaj, por edhe të shkarkohet si aplikacion për pajisjet Android dhe Apple.
Më poshtë gjeni hapat sesi të bëheni pjesë e nje klase në Google Classroom. Regjistrimi është shumë i thjeshtë dhe realizohet duke ndjekur këto hapa:
1️⃣ Shko në classroom.google.com dhe kliko “Sign In” me emailin tënd Google (studentët që nuk mund të futen te e-maili i shkollës të kontaktojnë me mesuesit kujdestarë).
2️⃣ Në e-mail-et tuaja do të keni ftesën e dërguar nga secili mësues. Gjithashtu mund të merrni kodin e klasës. Në pjesën e sipërme të ekranit klikoni “Join Class” dhe vendosni kodin.
Per informacionet e përditësuara ndiqni faqet e rrjeteve sociale te shkollave tuaja si dhe faqen web.