Back

Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të nenit 26, të ligjit nr. 69/2012, datë 21.6.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 5, të ligjit nr. 10 325. datë 23.9.2010 “Për bazat e të dhënave shtetërore”, të vendimit nr. 742, datë 3.12.2021, të Këshillit të Ministrave” Për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të Sistemit të Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar (SMIP), të vendimit nr. 621, datë 22.10.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Arsimin 2021-2026 dhe të planit të veprimit për zbatimin e saj si dhe Rregullores për përdorimin e sistemit të menaxhimit të informacionit parauniversitar miratuar me Urdhërin nr. 589 datë 16.10.2023 dhe Urdhërit nr 71 datë 19.02.2025 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Turgut Ozal EDUCATION Sh.a. mbledh, përpunon, ruan dhe fshin të dhënat e subjekteve të të dhënave personale në Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar (SMIP), në përputhje me legjislacionin në fuqi si dhe ligjin nr.124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Shkolla 9-vjeçare

Klasa 1

Rregullorja Neni 7/2

  1. Deklarata tip e plotësuar nga prindi/kujdestari ligjor-Shtojca nr.2
  2. Vërtetimi që ka ndjekur kopshtin ose klasën përgatitore (duhet dorëzuar dy javët e fundit të qershorit)
  3. Vërtetimi i vaksinimeve nga qendra shëndetësore.(duhet dorëzuar dy javë para fillimit të vitit shkollor)

Klasa 2 - 9

Rregullorja Neni 7/2

  1. Deklarata tip e plotësuar nga prindi/kujdestari ligjor-Shtojca nr.2
  2. Vërtetimi i vaksinimeve nga qendra shëndetësore.(Bazuar në ligjin 15/2016 date 10.03.2016 “Për Parandalimin dhe Luftimin e Infeksioneve dhe Sëmundjeve ngjitese”
  3. Dëftesa / Vertetim i listës së notave / Për nxënësit e ardhur nga jashtë qytetit dhe nga ata të shkollave të tjera jopublike dëftesa e sigluar.
  4. Fletë shpërngulje / Fletë pranimi-Shtojca 8

Shkolla mesme

Klasa 10

Rregullorja Neni 12/1

  1. Deklarata tip e plotësuar nga prindi/kujdestari ligjor-Shtojca nr.4
  2. Dëftesa e lirimit
    • Deftesa e lirimit siglohet në ZVA
    • Për nxënësit që kanë studiuar jashtë vendit,dëftesa njehsohet në ZVA.
  3. Formularët e plotësuar për lëndët me zgjedhje.
  4. Për konviktorët e rinj raporti mjeko-ligjor.
  5. Vërtetimi i vaksinimeve nga qendra shëndetësore.(Bazuar në ligjin 15/2016 date 10.03.2016 “Për Parandalimin dhe Luftimin e Infeksioneve dhe Sëmundjeve ngjitese”

Klasa 11-12

Rregullorja Neni 12/1

  1. Deklarata tip e plotësuar nga prindi/kujdestari ligjor-Shtojca nr.4
  2. Formularët e plotësuar për lëndët me zgjedhje.
  3. Dëftesa/Vertetim i listës së notave/për nxënësit e ardhur nga jashtë qytetit dhe nga ata të shkollave të tjera jopublike dëftesa e sigluar në ZVA.
  4. Fletë shpërngulje/Fletë pranimi-Shtojca 8
    • Për nxënësit jashtë Tirane deftesa / vërtetimi siglohet në ZVA.
    • Për nxënësit që kanë studiuar jashtë vendit, dëftesa / vërtetimi njehsohet në ZVA
  5. Për konviktorët e rinj raporti mjeko-ligjor

Shënim: Dokumentat e mësipërme mund të ndryshojnë në bazë të ndryshimeve që ndodhin në Ligjet / Udhëzimet / Rregulloret për Sistemin Arsimor Parauniversitar.