Turgut Ozal EDUCATION Sh.a. është themeluar në vitin 2001 si shoqëri tregtare. Kjo shoqëri ka nën administrimin e saj disa institucione varësie ku përfshihen shkolla të nivelit të arsimit bazë 9- vjeçar (Arsimi fillor (AF) dhe arsimit të mesëm të ulët (AMU)), nivelit të arsimit mesëm të lartë (AML) dhe Universiteti “EPOKA”. Për vitin 2020 janë regjistruar rreth 3000 nxënës në sistemin parauniversitar (K-12), 2500 studentë në sistemin e arsimit të lartë, Universiteti “EPOKA”. Në shoqërinë Turgut Ozal EDUCATION Sh.a. janë punësuar gjithsej rreth 660 punëmarrës.
Institucionet jopublike “Turgut Ozal” janë brand në Shqipëri me rreth 26 vite eksperiencë. Zhvillimi i vazhdueshëm profesional përbën një nga objektivat kryesore të shoqërisë lidhur me të gjithë institucionet e saj të varësisë. Nxënësit e diplomuar nga institucionet “Turgut Ozal” (rreth 5160 studentë) kanë mbaruar ose vazhdojnë studimet e tyre të larta në universitetet më të mira në SHBA, Britaninë e Madhe, Hollandë, Zvicër, Kanada, Belgjikë, Itali etj. Shumica e këtyre studentëve kanë fituar bursa nga këto universitete.
Universiteti EPOKA është pjesë e shoqërisë tregtare dhe është shpallur si Universiteti më i mire privat në Shqipëri në shumë rankime të kompanive më në zë ndërkombëtare. Në të njejtën kohë universiteti EPOKA është partner në Projekte të ndryshme, Erasmus + dhe ka përfituar anëtarësimin në European University Association, Magna Charta Observatory, Balkan Libraries Union, Balkan Universities Association, International Universities Council, Eurasian Silk Road Universities Consortium.
Nxënësit tanë përfaqësojnë Republikën e Shqipërisë bazuar në bazat e shtetit modern të së drejtës, me principe të bazuara në demokraci dhe të drejtat e njeriut. Gjithashtu për shumë vite nxënësit e institucioneve “Turgut Ozal” kanë përfaqësuar dhe vazhdojnë të përfaqësojnë Republikën e Shqipërisë në shumë Konkurse dhe Olimpiada Ndërkombëtare.
Ndërkohë që suksesi akademik përbën prioritetin kryesor ne besojmë se është e rëndësishme që brezat e rinj të edukohen edhe me shpirtin e mirëkuptimit dhe tolerances dhe të zhvillojnë një qëndrim pozitiv dhe të ndërgjegjshëm ndaj të tjerëve.
Dhënia e një edukimi afatgjatë multidimensional mbështetet në vizionin tone mbi ndershmërinë, idealizmin dhe mirësinë. Qëllimi ynë është edukimi i një brezi të artë që do të përfaqësojë Shqipërinë dhe do të jetë një urë lidhëse midis vendeve dhe kulturave të ndyshme.
Kopshti “Zubeyde hanim” u hap në 1998 për fëmijë të moshave 3-6 vjeç. Ky kopsht është hapur dhe zgjeruar bazuar në kërkesën e vazhduar nga prindërit e cila është një nga përbërësit e suksesit tonë. Gjatë vitit 2020 kapaciteti i tij është 222 fëmijë.
Veprimtaria shkollore e këtij institucioni nisi në 1993 me vetëm dy klasa, sërish si e para shkollë private në llojin e saj në Republikën e Shqipërisë. Kjo shkollë ka tashmë një kapacitet prej 1435 nxënësish. Gjuha e mësimdhënies është gjuha shqipe dhe anglishtja.
Lëndët shkencore jepen në anglisht. Shkolla ofron ambiente të shkëlqyera siç janë laboratorët e mirëpajisur, kabinetet e punës së dorës, qendra fitnesi, sallë konferencash me teknologji të lartë, një bibliotekë e pasur, vakte me kalori të balancuara, si dhe mundësi për studim pas mësimit. Si rrjedhojë e mjedisit të pasur nga ana materiale dhe sociale, nxënësit tanë përfshihen në shumë veprimtari të tjera kulturore dhe sociale. Në kampusin e shkollës gjendet një qendër kulturore që ka një sallë konferencash me kapacitet prej 350 personash, një kinema me 96 vende dhe një sallë ekspozitash.
Shkolla jopublike e mesme Turgut Ozal u themelua në 1997 për t’iu përgjigjur nevojës së nxënësve në Tiranë. Si rrjedhojë e arritjeve dhe veprimtarive të saj, shkolla jonë gëzon një reputacion të lakmueshëm si një nga shkollat më të preferuara në Tiranë.
Shkolla jopublike ‘’Turgut Ozal’’ Durrës e nisi veprimtarinë arsimore në qytetin e Durrësit në vitin 2001. Fillimisht u përdorën ambjente të cilat u përshtatën për mësimdhënie , ndërsa nga viti 2011 e në vazhdim nxënësve u ofrohet mundësia të studiojnë në një shkollë me standarte të larta të mësimdhënies.
Në mjedisin e brendshëm, ndërtesat e shkollës kanë në dispozicion një numër të konsiderueshëm ambjentesh mësimore plotësuese për punë praktike konkretizuese, eksperimente praktike etj. si: klasa, laboratore, kabinete, salla kinemaje, dhoma e mjedise të veçanta për vizita e mjekim, për shërbimin psikologjik, për seanca përgatitore të veprimtarive si: olimpiada, konkurse dhe aktivitete të ndryshme social-kulturore.
Infrastruktura mësimore moderne është përshtatur dhe mbështet plotësisht realizimin e procesit mësimor – edukativ, sipas grupmoshave përkatëse duke synuar realizimin e objektivave sipas standarteve evropiane. Në shkollë aktualisht ka një kapacitet prej 789 nxënësish.
Universiteti “Epoka” është një institucion ndërkombëtar i arsimit të lartë, në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Universiteti filloi aktivitetin akademik gjatë vitit 2007-2008, në përputhje me dispozitat e legjislacionit shqiptar të arsimit të lartë.
Të gjitha strategjitë institucionale të Universitetit “Epoka” janë ndërtuar në trekëndëshin “Mësimdhënie, Kërkim Shkencor dhe Kontribut për Shoqërinë”. Për të promovuar më tej Kërkimi dhe Zhvillimin, si dhe kontributin për shoqërinë, Universiteti “Epoka” ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi me institucione ndërkombëtare dhe kombëtare.
[learn_press_profile]