IFLC- Festivali Ndërkombëtar i Gjuhës & Kulturës
Institucionet Arsimore jopublike “Turgut Ozal” në bashkëpunim me IFLC, e cila prej 22 vitesh organizon konkurse dhe shfaqje skenike të ndryshme në shumë shtete të botës, organizojnë konkursin e këngës “Colors of Voices 2025”. Këto institucione kërkojnë që tu japin fëmijëve një mundësi jo vetëm për të shfaqur talentet, por njëkohësisht edhe për të rritur vetëbesimin e tyre, duke bërë bashkë ngjyra dhe kultura të ndryshme.
IFLC synon të bëjë bashkë fëmijët e talentuar nga e gjithë bota dhe audiencën duke vënë në dispozicion për këtë konkurs skena dhe platforma të ndryshme në Rumani, Gjermani, New York, Los Angeles dhe në Kanada.
Konkursi do të zhvillohet në dy kategori: “COLORS OF VOICES INTERNATIONAL” dhe “COLORS OF VOICES TURKISH”.
Për të marrë pjesë në konkursin e këngës “Colors of Voices 2025” klikoni në butonin përkatës më poshtë.
Ju lutemi të lexoni me kujdes rregulloren e mëposhtme.
Konkursi do të zhvillohet në dy kategori: “COLORS OF VOICES INTERNATIONAL” dhe “COLORS OF VOICES TURKISH”.
- Pjesëmarrja është pa pagesë.
- Të gjithë pjesëmarrësve do tu jepet certifikatë pjesëmarrjeje.
- Konkurentët duhet të jenë të moshës 12-16 vjeç.
- Konkurentët nuk duhet të kenë qenë finalistë të “COLORS OF VOICES në Gjermani” dy herë.
- Faza e parë do të zhvillohet Online. Konkurentët do të dërgojnë një video regjistrim të këngës me të cilën ata duan të konkurojnë.
- Faza e dytë do të zhvillohet me prezencën personale të konkurentëve të kualifikuar nga faza e parë.
- Për kategorinë “COLORS OF VOICES INTERNATIONAL” kënga duhet të jetë me tekst tërësisht në gjuhën shqipe dhe të mos përmbajë fjalor të pahijëshëm. Nuk do të pranohen kolazhe këngësh, këngë të zhanreve rap, hip hop ose të ngjashme me to, në të kundërt do të skualifikohet.
- Për kategorinë “COLORS OF VOICES TURKISH” kënga duhet të jetë me tekst tërësisht në gjuhën turke, konkurenti mund të marrë pjesë në çfarëdolloj zhanri.
- Konkurenti mund të marrë pjesë në të dy kategoritë.
- Konkurenti duhet të regjistrojë një video të vetes së tij duke kënduar mbi bazën muzikore të këngës së përzgjedhur prej tij.
- Video mund të regjistrohet me telefon ose me një kamer. Video duhet të jetë joprofesionale. Nëse ka ndërhyje profesionale mbi videon ose mbi zërin e konkurentit atëhere ai skualifikohet.
- Videoja nuk duhet të jetë më e gjatë se 4 minuta.
- Videoregjistrimi i konkurentit duhet të jetë horizontalisht me paraqitje të plotë të konkurentit.
- Secili konkurent mund të marrë pjesë vetëm me një video për secilën kategori.
- Videoregjistrimi të dorëzohet në formatin mp4 dhe të emërtohet Emër_Mbiemër_TitulliiKëngës.mp4.
- Veshja e konkurentit në videoregjistrim duhet të jetë brenda rregullave të etikës.
- Regjistrimi duhet të bëhet ONLINE në faqen web https://turgutozal.edu.al/iflc/
- Konkurrentët që plotësojnë formularin e pjesëmarrjes në https://turgutozal.edu.al/iflc/ duhet të kenë të gjitha autorizimet nga prindi / kujdestari ligjor.
- Data e fundit e regjistrimit dhe ngarkimit të këngës është 5 Dhjetor 2024
- Konkurentët më të mirë për secilën kategori (Shqip ose Turqisht) që do të vazhdojnë konkurimin do të shpallen më 10 Dhjetor 2024 në faqen web https://turgutozal.edu.al/iflc/ si dhe do të njoftohen me anë të e-mailit të prindit / kujdestarit ligjor të tyre.
- Konkurentët që arrijnë të jenë pjesë e më të mirëve për secilën kategori do të konkurojnë fizikisht më datë 14 Dhjetor 2024 në ambjentet e Shkollës 9-vjeçare jopublike “Turgut Ozal” ish qyteti i nxënësve Tiranë.
- Baza muzikore duhet të dërgohet me email në adresën iflc@turgutozal.edu.al deri më datë 12 Dhjetor 2024.
- Nëse konkurenti do të shoqërohet nga prindërit ose prindi kujdestar duhet të kenë me vete një mjet identifikimi.
- Fituesit e vendit të parë për secilën kategori të finales në Shqipëri do të filmohen dhe videot tyre do të përfaqësojnë Shqipërinë në fazën eleminatore në rang ndërkombëtar.
- Në finalen e madhe do të marrin pjesë vetëm 12 konkurentët më të mirë nga e gjithë bota sipas secilës kategori, “COLORS OF VOICES INTERNATIONAL” dhe “COLORS OF VOICES TURKISH”. (Finalistët do të ndjekin një kurs online të gjuhës turke para zhvillimit të finales).
- Finalja e madhe do të organizohet fizikisht (në skenë) në Gjermani.
- 12 finalistët sipas secilës kategori do të bëhen bashkë një javë para shfaqjes për prova.
- Një juri profesioniste e përbërë nga njerëz të fushës, do të jetë përgjegjëse për caktimin e fituesëve për secilën kategori.
- Videot e fituesve të vendeve të para për secilën kategori do të përfaqësojnë Shqipërinë në fazën eleminatore ndërkombëtare që do të organizojë IFLC.
- Organizatorët do të paguajnë të gjitha shpenzimet për qëndrimin 7 ditor të finalistëve të finales së madhe që do të organizohet në Gjermani ndërsa transporti do të mbulohet nga Turgut Ozal Education Sh.a.
- Çmimet për secilën kategori do të jenë si mëposhtë.
- Në rang Kombëtar
- Vendi i parë 20 000 lekë
- Vendi i dytë 15 000 lekë
- Vendi i tretë 10 000 lekë
- Çertifikatë pjesëmarrjeje.
2. Në rang Ndërkombëtar
- Vendi i parë 1000 $
- Vendi i dytë 750 $
- Vendi i tretë 600 $
- Çertifikatë pjesëmarrjeje në fazën finale
- Pjesëmarrësit në konkurs autorizojnë Turgut Ozal Education Sh.a. dhe IFLC për shpërndarjen, ekspozimin, komunikimin publik dhe riprodhimin pa kompensim të videove muzikore të paraqitura përmes rrjeteve dhe kanaleve aktuale dhe të ardhshme të institucioneve organizuese.
- Në përputhje me të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë dhe në zbatim të Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe ligjit nr.35/2016 ” Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to” i ndryshuar, çdo prind duhet të jape pëlqimin e tij në lidhje me përdorimin e të dhënave personale të tij dhe të fëmijës së tij.
- Dorëzimi i të dhënave personale në formularin e regjistrimit për konkursin është fakultativ.
- Pjesëmarrësi garanton që të dhënat personale të deklaruara për këtë promovim janë të vërteta dhe është përgjegjës për to.
- Organizatorët kanë të drejtën e përdorimit të imazheve personale apo kolektive të konkurentit në faqjet zyrtare të medias sociale, të shtypit ose televizionit gjatë eventit ose në publikimet zyrtare të shkollës.
- Në çdo rast, organizata do të përdorë të dhënat për qëllime komerciale.
- Zbatimi i kësaj rregulloreje sigurohet nga Turgut Ozal Education Sh.a. sipas legjislacionit Shqiptar në fuqi.