- Evidentimi i nxënësve të talentuar në fushat e këngës, recitimit, kompozicionit dhe vizatimit, të cilët mësojnë në shkollat tona.
- Mbështetja dhe motivimi i nxënësve të talentuar në këtë drejtim.
Konkursi i Artit dhe Letërsisë do të zhvillohet në 5 kategori:
- Recitim
- Këngë
- Kompozicion / Ese
Kompozicioni për nxënësit që gjuhën shqipe e kanë gjuhën e nënës.
Kompozicioni për nxënësit që gjuhën shqipe nuk e kanë gjuhën e nënës.
- Art figurativ (vizatim, bojra uji…)
- Kërcim
Konkurruesit pjesëmarrës do të vlerësohen në 3 nivelet (grupmoshat) përkatëse:
- Niveli I: Klasat 4 – 6
- Niveli II: Klasat 7 – 9
- Niveli III: Klasat 10 – 12
Konkursi i Artit dhe Letërsisë do të zhvillohet në 3 faza:
- Faza I: Konkurrimi në klasa (27 Shtator)
- Faza II: Konkurrimi final brenda çdo shkolle (përfundon më 08 Tetor)
- Faza III: Konkurrimi final (midis të gjithave shkollave) (më 2 Nëntor)
Finalja e konkursit do të zhvillohet më datë 02.11.2024 në shkollën ‘’Turgut Ozal’’, Durrës.
Lista e plotë e nxënësve finalistë duhet që të plotësohet nga drejtoritë përkatëse deri në datë 25 Tetor 2024 në dokumentin që do të ndahet me ju përpara këtij afati.
Shënim: Një nxënës mund të marrë pjesë vetëm në një fushë.
- RECITIM
Poezi ose proza të shkurtra (jo më shumë se 3 minuta, në të kundërt do të ketë penalizime në pikë) nga autorët më të njohur të letërsisë shqiptare dhe të huaj (të përkthyer në gjuhën shqipe).
Temat duhet të jenë: atdhetare, shoqërore dhe të natyrës, të cilat transmetojnë mesazhe bashkëkohore.
Recitimi duhet të ketë në sfond një bazë muzikore të përshtatshme me poezinë dhe interpretimin, e cila do të dërgohet 5 ditë para konkurrimit final.
Muzika në sfond duhet të jetë instrumentale. Nuk duhet të ketë zëra në kor ose zëra të ngjashëm.
- KOMPOZICION (Krijim i lirë / Ese)
Kompozicion, tema të ngjashme me temat e dhëna si shembulli më poshtë:
- “Jeta ime, një ëndërr e vogël brenda një ëndrre të madhe”
- “Unë e dua teknologjinë, por dua gjithashtu dhe librin”
- “Liria, vlera universale e të gjitha kohërave”
Shënim: Nxënësit me kombësi të huaj konkurrojnë si kategori më vete në kompozicion.
- KËNGË:
Këngët e përzgjedhura do të jenë me tekst tërësisht në gjuhën shqipe dhe këngë të përshtatshme për ambientin shkollor. Nuk do të pranohen kolazhe këngësh, këngë të zhanreve rap, hip hop ose të ngjashme me to. (Këngët e zgjedhura prej nxënësve, do të miratohen nga komisioni i mësuesve të muzikës të përcaktuar nga drejtoritë përkatëse, para se të këndohen nga nxënësit në konkurs.)
Konkurruesi duhet të dorëzojë bazën muzikore 5 ditë para konkurrimit final.
Muzika në sfond duhet të jetë instrumentale. Nuk duhet të ketë zëra në kor ose zëra të ngjashëm. Fjalët e këngëve duhet të jenë në gjuhën shqipe.
- ARTI FIGURATIV:
Tematika e dhënë nga juria, duhet të nxisë mendimin dhe imagjinatën sipas nivelit/grupmoshës.
Niveli I (Klasa 4 – 6) Një krijim me lapsa me ngjyrë, lapustila
Niveli II (Klasa 7 – 9) Një krijim sipas dëshirës… lapsat me ngjyra, lapustilat
ose bojërat e ujit.
Niveli III (Klasa 10 – 12) Një krijim me laps grafit i zi dhe karbon
Drejtoritë përkatëse duhet të përcaktojnë një juri për kategorinë e artit figurativ e përbërë nga mësues të fushës (mund të merret mbështetje edhe nga shkollat e tjera).
Temat përcaktohen nga mësuesit e artit figurativ dhe u jepen nxënësve ditën e konkurrimit. (kohëzgjatja: maks. 3 orë).
Materialet për fazën finale:
Lloji i letrës (karton A3) do të sigurohet nga organizuesit, ndërsa mjetet e tjera si lapsa me ngjyrë, lapustila, bojëra uji, laps grafit i zi dhe karbon do të sigurohen nga vetë nxënësit.
- KËRCIM:
Kategoria e kërcimit do të zhvillohet vetëm në Nivelin I (Klasa 4 – 6)
Për fazën finale ndërmjet shkollave, finalistët (solist ose grupe me numër maksimal 14 nxënës) do të performojnë një nga vallet tradicionale Shqiptare. Do të vlerësohet koreografia, origjinaliteti dhe kostumografia e zgjedhur nga konkurentët.
Koreografitë e përzgjedhura prej nxënësve, do të miratohen nga komisioni i mësuesve të kërcimit të përcaktuar nga drejtoritë përkatëse, para se të performohen nga nxënësit në konkurs.
Përsa i përket veshjeve, duhet të jenë kostume popullore tradicionale Shqiptare të krahinave të ndryshme dhe do të sigurohen nga vetë nxënësit.