Pjesë e ekperiencës studentore dhe kujtimeve të bukura dhe të dashura është dhe konvikti. Termi “konvikt” në Shqipëri mund të përdoret për një shumëllojshmëri më të madhe të imazheve të krijuar në mendjet dhe memorien e të diplomuarve në universitete, në varësi të eksperiencave të jetës së tyre në këto konvikte si dhe përvojës së tyre.
Në këndvështrimin tonë, konvitket janë një pjesë thelbësore e një arsimi universitar të duhur dhe të një jete të lumtur në universitet, ku janë krijuar miqësi dhe ku mësohet tolerancë, të ndarit e gjërave me të tjerët, të ndihmuarit e të tjerëve dhe arti i të jetuarit shumë pranë të tjerëve.
Ambjentet tona të akomodimit janë projektuar më së miri dhe studentët kanë mundësi të mblidhen në shoqëri për biseda miqësore apo të studiojnë në qetësi të vetëm, gjithçka brenda një atmosfere miqësore.
[learn_press_profile]