Olimpiada COGITO është një nga konkurset tradicionale që organizohet nga kolegjet “Turgut Ozal”, me qëllim për të ndihmuar në frymëzimin e gjeneratës së re të studentëve, si dhe për të zhvilluar interesin dhe dashurinë për Matematikën, Shkencat, TIK-un dhe Anglishten.
Olimpiada COGITO do të zhvillohet më 18 maj 2024 në shkollën 9-vjeçare TURGUT OZAL Durrës.
Programi do të jetë si më poshtë:
9:30 – 9:40 Kalimi nëpër klasa i mësuesve vëzhgues
9:40 – 10:00 Sistemimi i nxënësve nëpër klasa
10:00 – 11:30 Provimi
1- Kohëzgjatja e provimit është 90 minuta.
2- Të gjithë provimet përjashtuar TIK dhe Anglisht janë me alternativa.
3- Në provimet me alternativa 3 gabime eleminojnë një të saktë.
4- Pjesëmarrja në çdo provim do të jetë maksimalisht sa numri i përcaktuar për secilën shkollë.
5- Çdo nxënësi do t’i jepet çertifikatë pjesëmarrjeje. Nxënësit fitues do të marrin medalje si dhe çertifikatë.
[learn_press_profile]