Back

Olimpiada Ndërkombëtare e Matematikës

IMO (Olimpiada Ndërkombëtare e Matematikës) mbahet çdo vit në një nga vendet e botës midis nxënësve të shkollave të mesme. IMO është më e madhja dhe më prestigjozja nga të gjitha konkurset ndërkombëtare. Ekipet e matematikanëve të rinj më të mirë nga më shumë se 100 vende të botës kokurrojnë në IMO 2020. Për shkak të COVID-19 udhëtimi në Shën Petersburg në shtator 2020 nuk u realizua fizikisht, por IMO2020 u zhvillua virtualisht me 19-28 shtator 2020 dhe u organizoua në St Petersburg, Rusi. Në këtë konkurs kaq të rëndësishëm nuk kishte sesi të mungonin përfaqësues nga shkollat tona. Nga  6 përfaqësues nga Shqipëria 3 përfaqesues ishin nga shkollat tona. Nxënësit pjesëmarrës nga shkollat tona ishin Daniel Budina, Marin Qirko nxënës në Turgut Ozal Tiranë dhe Dea Myshketa nxënëse në Turgut Ozal Durrës, e cila fitoi Medalje Nderi. Turgut Ozal Education sha.a ju uron nxënësve pjesëmarrës sa më shumë suksese në të ardhmen.  

[learn_press_profile]