Back

IFLC- International Festival of Languages & Culture

Institucionet Arsimore jopublike “Turgut Ozal” në bashkëpunim me IFLC, e cila prej 19 vitesh organizon konkurse dhe shfaqje skenike të ndryshme në shumë shtete të botës, organizojnë konkursin e këngës “Colors of Voices 2022”. Këto institucione në këtë periudhë të vështirë ku bota është nën kërcënimin e “COVID-19” kërkojnë që tu japin fëmijëve një mundësi jo vetëm për të shfaqur talentet, por njëkohësisht edhe për të rritur vetëbesimin e tyre, duke bërë bashkë ngjyra dhe kultura të ndryshme. IFLC synon të bëjë bashkë fëmijët e talentuar nga e gjithë bota dhe audiencën duke vënë në dispozicion për këtë konkurs skena dhe platforma të ndryshme në Gjermani, New York, Los Angeles dhe në Kanada. Konkursi do të zhvillohet në dy kategori: “COLORS OF VOICES INTERNATIONAL” dhe “COLORS OF VOICES TURKISH”.
  • Pjesëmarrja është pa pagesë.
  • Të gjithë pjesëmarrësve do tu jepet certifikatë pjesëmarrjeje.
  • Konkurrentët duhet të jenë të moshës 12-16 vjeç deri më 1 nëntor 2022 .
  • Konkurrentët nuk duhet të kenë qenë finalistë të “COLORS OF VOICES” apo të kenë performuar më parë në eventet e IFLC dy herë.
  • Faza e parë do të zhvillohet Online. Konkurrentët do të dërgojnë një video regjistrim të këngës me të cilën ata duan të konkurojnë.
  • Faza e dytë do të zhvillohet me prezencën personale të konkurrentëve të kualifikuar nga faza e parë. (Në bazë të rekomandimeve të eksperteve për mbrojtjen nga Covid-19 mund të ketë edhe ndryshime).
  • I gjithë eventi do të organizohet sipas urdhërave, udhëzimeve dhe protokolleve të Ministrive përkatëse për mbrojtjen dhe parandalimin e pandemisë COVID-19.
  FITUESIT & CMIMET
  • Një juri profesioniste e përbërë nga njerëz të fushës, do të jetë përgjegjëse për caktimin e fituesëve për secilën kategori.
  • Videot e fituesve të 3 vendeve të para sipas secilës kategori do të përfaqësojnë Shqipërinë në fazën eleminatore ndërkombëtare që do të organizojë IFLC.
  • Organizatorët do të paguajnë të gjitha shpenzimet për qëndrimin 7 ditor të finalistëve të finales së madhe që do të organizohet në Gjermani.
  • Çmimet për secilën kategori do të jenë si mëposhtë.
  • Në rang Kombëtar
Vendi i parë 20 000 lekë Vendi i dytë 15 000 lekë Vendi i tretë 10 000 lekë Çertifikatë pjesëmarrjeje.  
  • Në rang Ndërkombëtar
Vendi i parë   1000 $ Vendi i dytë   750 $ Vendi i tretë   600 $ Çmimi Special:                                600 $ Përzgjedhja e këngës më të mirë:   400 $ Zgjedhja më e mirë e kostumit:      400 $ Çmimi influencës më të mirë:        400 $ Përmendja e nderuar:                      300 $ Çertifikatë pjesëmarrjeje në fazën finale

[learn_press_profile]

Leave A Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *