Deklaratë publike
Shoqëria Turgut Ozal EDUCATION Sh.a. është person juridik i të drejtës shqiptare regjistruar në Regjistrin Tregtar të QKB në Republikën e Shqipërisë dhe ka në pronësi të saj institucionet arsimore të liçencuara : kopshtin “Zybeyde Hanim”, shkollën 9-vjeçare jopublike “Turgut Ozal”Tiranë, shkollën e mesme jopublike “Turgut Ozal”Tiranë, shkollën jopublike “Turgut Ozal” K-12, Durrës, “ Memorial International School” Tiranë dhe Universitetin “EPOKA”.
Këto shkolla zhvillojnë aktivitetin e tyre që nga viti 1995, duke u bërë nga institucionet më të sukseshme në Shqipëri në vitin e 25-të të tyre. Me një vizion të gjerë gjithëpërfshirës dhe me një përkushtim të veçantë në vlerat njerëzore universale, institucionet arsimore “Turgut Ozal” vazhdojnë të edukojnë breza të tërë duke dhënë kontributin e tyre në mbështetje të komunitetit.
Institucionet “Turgut Ozal” shprehin keqardhjen në lidhje me lajmin e shfaqur në edicionin e lajmeve të një televizioni privat ditën e sotme datë 30.05.2020, i cili nuk është gjë tjetër veçse një lajm që dezinformon publikun e gjerë duke përdorur informacione dhe interpretime të pabaza dhe jo të vërteta, që dëmtojnë imazhin e këtyre institucioneve dhe shkelin ligjet në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Këto institucione do të ndjekin rrugën ligjore në lidhje me çdo lajm të ngjashëm në të ardhmen që do të keqpërdorë imazhin e tyre në çfarëdolloj forme.
Ristrukturimi është një dukuri që ndodh rëndom në jetën tregëtare të shoqërive. Shoqëria “Turgut Ozal EDUCATION” Sh.a. ka vendosur ristrukturimin e saj me qëllim zgjerimin e mëtejshëm me institucione të reja.
Institucionet “Turgut Ozal” falenderojnë veçanërisht nxënësit dhe prindërit e tyre, të cilët vazhdojnë të mbështesin me besimin e tyre duke na dhënë forcë për përmirësim të mëtejshëm në edukimin sipas standarteve botërore.
Ju mirëpresim!
[learn_press_profile]