Back

Tani, është radha jonë!

Ne jemi këtu, larg dhe afër! Përtej vështirësive të sfidës së paplanifikuar që na erdhi.

Dhe akoma pa ardhur tek ne sfida e përballimit të pasojave të mëdha, të gjithë ne u përballëm tek sfida me veten. Tek menaxhimi i durimit për të ndenjur në shtëpi dhe për t’u kujdesur për veten në radhë të parë, në mënyrë që të kujdesemi për familjen dhe shoqërinë më pas.

Të papërgatitur na gjeti në fakt, dhe me shumë gjasa kështu do na lërë, nëse ne nuk zgjedhim ta menaxhojmë situatëndhe jo të na menaxhojë situata ne. Që ‘skemi kohë sepse kemi shumë angazhime’ deri dje ka qënë një refren i përsëritur shpesh mes njëri tjetrit.Tani jemi këtu, ku kohën e kemi ne në dorë , e mundësi pafund kemi edhe brenda mureve të shtëpisë.

Të duhen vetëm 15 minuta, që të bësh një planifikim ditor, se “çfarë të bëj sot”, dhe ia hodhe. Ia dole të sjellësh restorantin në shtëpi, të sjellesh palestren në shtëpi, të sjellësh kohen e pushimeve; të zgjosh kohën e nostalgjisë përmes fotografive; të shikosh videot e eventeve më të bukura që s’ke pasur ndonjëherë kohët të ulesh e ti shikosh, pasi 2-3 fotot që hodhe në Instagram të mjaftuan; pa harruar që ti ia dole të kesh në shtëpi dhe shkollën, me gjithë leksionet, shokët dhe mësuesit, pa munguar asnjëri.

Mund të bëhesh një lexues i mirë këto kohë. Të lejohet të jesh edhe pak gjumash e dembel, mund të tentosh të testosh veten në shije dhe arredim (shtëpia ka gjithmonë nevojë për një orendi të ndryshuar) mund të fillosh të merresh me artizan apo gjera ‘handmade’ që aq shtrejtë i blejmë në ato ditët ‘pakohe’. Mund të praktikosh së bashku me familjen ca lorja dhe ca tinguj muzike qoftë edhe amatore s’do ishin keq.

Duhet pasur kujdes!

Vërtetë nuk kemi shumë gjëra në dorë, por nga ana tjetër kemi plot. Të mos harxhojmë kohën dhe emocionin duke menduar për gjërat që s’duhej të ndodhnin, për gjërat që duhet të ishin ndryshe dhe që janë përtej mundësive dhe përpjekjes sonë, por të mendojmë mirë dhe me vigjilencë të madhe se çfarë mund të bëj unë dhe ku qëndron kontributi im. Duhet të tregojmë kujdes, të mos neglizhojmë asnjë rregull që thuhet dhe evitojmë çdo mjedis me rrezik potencial. Të mos neglizhojmë asnjë minutë dhe të zbatojmë orare strikte pse jo, në këtë mënyrë do të jemi të shëndetshëm dhe të programuar.

Do kalojnë shumë shpejt dhe këto ditë, urojmë dhe shpresojmë pa pasoja për njerëzit tanë të dashur. Ky test që po kalojmë me veten tonë le të na tregojë që ne kemi shumë pika të forta. Parimi i përshtatjes në jetën pa vrap do funksionojë edhe për ne, vetëm pak durim duhet. Lë të qëndrojmë në shtëpi, të reflektojmë dhe të përmirësojmë ato çfarë spo bënim mirë më parë. Veset sociale ndaj të cilave ishim ekspozuar më parë është kohat t’i themi vetes që mundemi t’i evitojmë. Me pak empati, mund të jemi me human. Me pak kujdes të shtuar, mund të vlerësojmë më shumë mirësite përreth nesh, dhe në fund të këtij rrugëtimi, të gjithë do të jemi të paisur me një ‘shqisë’ më shumë.Atë të vetëdisiplinimit dhe produktivitetit edhe në rrethana të kufizuara.

Do të jemi sërish, të gjithë së bashku. Për të qëndruar krah njëri-tjetrit të shëndetshëm dhe më të fortë.

E deri atëherë, le të qëndrojmë ‘në linjë…’

Tani, është radha jonë!

 

Psikologia e shkollës

Shkolla e Mesme Jopublike  ‘Turgut Ozal’ Tiranë

[learn_press_profile]