Back

Olimpiada COGITO është një nga konkurset tradicionale që organizohet nga kolegjet “Turgut Ozal”, me qëllim për të ndihmuar në frymëzimin e gjeneratës së re të studentëve, si dhe për të zhvilluar interesin dhe dashurinë për Matematikën, Shkencat, TIK-un dhe Anglishten.

Olimpiada COGITO do të zhvillohet më 6 maj 2023 në shkollën 9-vjeçare TURGUT OZAL Durrës.

Programi do të jetë si më poshtë:

9:30 – 9:40           Kalimi nëpër klasa i mësuesve vëzhgues

9:40 – 10:00        Sistemimi i nxënësve nëpër klasa

10:00 – 11:30      Provimi

 

1- Kohëzgjatja e provimit është 90 minuta.

2- Të gjithë provimet përjashtuar TIK dhe Anglisht janë me alternativa.

3- Në provimet me alternativa 3 gabime eleminojnë një të saktë.

4- Pjesëmarrja në çdo provim do të jetë maksimalisht sa numri i përcaktuar për secilën shkollë.

5- Çdo nxënësi do t’i jepet çertifikatë pjesëmarrjeje. Nxënësit fitues do të marrin medalje si dhe çertifikatë.

[learn_press_profile]