Politikat e punësimit kanë për qëllim mbështetjen e punëkërkuesve në gjetjen e një pune të përshtatshme duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e situatës së tregut të punës dhe rrjedhimisht uljen e nivelit të papunësisë.

Procedura e rekrutimit përcakton në mënyrë preçize të gjithë hapat që ndiqen për rekrutimin e punonjësve në shoqerine Turgut Ozal Education sh.a, bazuar në kriteret bazë për arsimim, trajnim, kualifikim, eksperiencën dhe kërkesa të tjera specifike të lidhura direkt me vendin e punës. Ky proces kryhet në zbatim të plotë të ligjit, duke respektuar të drejtat e individit dhe politikat jodiskriminuese për shkak të racës, kombësisë, gjinisë, moshës, aftësive të veçanta etj.

Politikat e Punësimit

Nëse ju pëlqen të punoni me një ekip të mrekullueshëm njerëzish punëtorë…

Nëse po kërkoni sfida në vendin tuaj të punës…

Nëse jeni në gjendje të adaptoheni me ndryshimet e shpejta…

Nëse pëlqeni atmosferën e një organizate në rritje, ku performanca, aftësitë dhe kontributet vlerësohen dhe shpërblehen…

Ejani të punoni me ne!

Procesi i Marrjes në Punë

Procesi i selektimit për marrjen në punë ndryshon duke u bazuar në pozicionin për të cilin po aplikohet.

  • Selektimi i parë bëhet në bazë të CV,
  • Vetëm aplikantët e pëzgjedhur informohen për hapat e selektimit,
  • Kandidatët e përzgjedhur përfshihen në intervistën me gojë,
  • Kandidatët të cilet përzgjidhen nga Komiteti i Intervistimit kalojnë në fazën e rekrutimit.

Aplikimi për punësim mund te behet vetem nepermjet forme se aplikim on-line.

Për sqarime të mëtejshme jeni të mirepritur të kontaktoni me Departamentin e Burimeve Njerëzore me nr. tel. +355 (4) 22 34 716