Yearbook-u (Libri i Kujtimeve) është një botim i cili ka si qëllim pasqyrimin e jetës së nxënësve përgjatë të gjitha viteve akademike në institucionet tona. Në të paraqiten kujtime nga vitet shkollore, të ndërthurura me interesat dhe formimet e ndryshme kulturore të nxënësve. Imagjinoni një përmbledhje që përmban imazhe të të gjitha ngjarjeve dhe njerëzve, që i kanë bërë vitet e shkollës të veçanta dhe të paharrueshme. Vetëm me një vështrim të kopertinës së Yearbook-ut, imagjinata, si një aparat i shpejtë fotografik, kap kujtime të ngrira në kohë, ngjarje që kanë ndodhur, fytyra që ndryshojnë në mënyrë të pashmangshme dhe përjetime që ringjallen përsëri, Ky diversitet i bukur shfaqet brenda faqeve të një libri të vetëm dhe shijohet tani e dekada më vonë.

2019