Back

Albanian Science & Engineering Fair

ASEF – Albanian Science & Engineering Fair është një konkurs vjetor i bazuar në projekte, i cili organizohet prej 15 vitesh nga kolegjet “Turgut Ozal”.  Ai ka në fokus përmirësimin e cilësisë së edukimit shkencor, rritjen e interesit të nxënësve për shkencën dhe sigurimin e njohjes për arritjet e jashtëzakonshme nga nxënësit e klasave 5-12.  Panairi për kategoritë e Computer Sciences, Natural Sciences dhe Visual Arts u zhvillua më datë 19 Shkurt për kategorinë Junior dhe 26 Shkurt për kategorinë Senior. Në këtë konkurs morën pjesë rreth 1200 nxënës me mbi 700 projekte, ku projektet më të mira u vlerësuan me medalje. Këtë vit panairi për kategorinë Social Sciences do të zhvillohet më datë 14 Maj 2022 në shkollën 9-vjeçare “Turgut Ozal“ Tiranë, Rruga Bernardin Palja, Ndërtesa 15, Hyrja 1, Njësia Bashkiake Nr.6. Ju urojmë suksese të gjithë pjesëmarrësve!

[learn_press_profile]