Turgut Ozal Tirana
Feb 23, 2014 12:00:00 am

ALBANIAN SCIENCE AND ENGINEERING FAIR (ASEF)

Kolegjet turke u themeluan në Shqipëri në vitin 1993. Sot rreth 4000 studentë ndjekin kolegjet turke duke filluar nga kopshti deri në klasën e 12-të. Për të kontribuar në arsimimin e nxënësve, ne organizojmë konkurse, olimpiada dhe provime të ndryshme jo vetëm mes studentëve tanë në Shqipëri, por edhe nëper botë.

Panairi Shqipëtar i Shkencës dhe Inxhinierisë ASEF, është pra një nga këto konkurse i cili zhvillohet mes klasave 9 - 12 që prej vitit 2008. ASEF është nje panair, degë e Intel ISEF, një nga konkurset shkencore më të mëdhenj në të gjithë botën, sponsorizuar nga Intel. Projektet më të mira të perzgjedhura nga ky konkurs morën pjesë në Intel ISEF në vitin 2008, 2009 dhe 2010 duke përfaqësuar Shqipërinë në SHBA. Në këto dy vitet e fundit, në vend të organizimit të një konkursi projektesh në tv gjithë Shqipërinë, ne vendosëm të kanalizojmë energjinë, punën dhe burimet tona financiare në organizimin e Olimpiadës Shkencore mes nxënësve tanë.

Këtë vit, me mbështetjen e sponsorëve tanë, ne kemi vendosur të organizojme një konkurs projektesh në shkencë dhe kompjuter. Vitin e kaluar, pasi u bëme pjesë e një konkursi tjetër projektesh i quajtur I-Sweep (International Sustainable World, Energy, Engineering & Environment Project Olympiad) pra Olimpiada Internacionale e Projekteve për Mbështetjen Botërore të Energjisë, Inxhinierisë dhe Ambjentit, për shkak të rezultateve të mira të nxënësve tanë në vitet e mëparshme, ne lançuam konkursin Shqipëtar të Projekteve të Shkencës dhe Inxhinierisë ndërmjet institucioneve tona. Dy projektet më të mira që do të zgjidhen në Konkursin ASEF, do të marrin pjesë në I-Sweep që do të organizohet në Teksas në vitin 2014. Që të motivojmë studentët tanë të rinj në kërkime shkencore, ne po planifikojme disa ndryshime në organizimin e konkursit tonë.

Konkursi përbëhet nga dy kategori:

  1. Shkencë, ekologji dhe mjedis
  2. Kompjuter (Kjo kategori ka katër pjesë : programim, dizenjim webi , film i shkurtër dhe dizenjim poster).

 

Në kolegjin “Turgut Özal” u organizua për herë të 7-të Panairi Shqipëtar i Shkencës dhe Inxhinierisë (ASEF – Albanian Science and Engineering Fair).

Olimpiada e organizuar që prej vitit 2008 nga Kolegjet Turke, me qëllim nxitjen e mendimit shkencor mes të rinjve, këtë vit u organizua ditën e Shtunë në datë 22 Shkurt. Në kategorinë e shkencës dhe kompjuterave, nga mbi 300 projekte që aplikuan për pjesëmarrje, u përzgjodhën 190 projekte finaliste. Këta finaliste, mjeshtra të kompjuterave dhe shkencëtarë të së ardhmes, në 22 Shkurt dolën para jurisë së përbërë nga përfaqesues të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universitetit “Epoka”, për t’u treguar projektet e tyre.

Në kategorinë e Shkencës, 2 projektet më të mira fituese, fitujnë të drejtën të përfaqësojnë Shqipërinë në Olimpiadën I-Sweep (International Sustainable World Energy Engineering Environment Project Olimpiads ) e cila këtë vit do të organizohet në qytetin Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në muajin Maj.