Back

Konkursi i Artit dhe Letërsisë

Kolegjet “Turgut Ozal” prej 24 vitesh organizojnë Konkursin e Artit dhe Letërsisë, për klasat  IV-XII, ku marrin pjesë nxënës nga Shqipëria dhe Kosova. Ky konkurs sjell finalizimin e aktiviteteve dhe veprimtarive të zhvilluara në shkolla gjatë muajve tetor-nëntor, mes një atmosfere tepër festive me paraqitjen e projekteve të nxënësve dhe krijimeve, ku shfaqin talentet e tyre plot emocion, seriozitet dhe përkushtimin që zhvillojnë te nxënësit  shijen e së bukurës, dashurinë për letërsinë, ku konkurrenca zgjon pasionin. Pjesë e këtyre aktiviteteve janë dhe takimet frymëzuese me shkrimtarë, botues e gazetarë të njohur. Kjo i motivon nxënësit që ata çdo vit të jenë sa më dinjitoz, sepse talenti, dëshira dhe pasioni për artin që ata kanë në shpirtin e tyre i shtyn që të arrijnë majat. Çdo vit në këtë konkurs, si në çdo garë, më të mirët stimulohen me çmime si, medalje ari, argjendi, bronzi dhe certifikata pjesëmarrjeje. Fushat e konkurrimit janë:
  • Ese
  • Vizatim
  • Recitim 
  • Këngë
Finalja mes nxënësve do të zhvillohet më 19 nëntor 2022. 

[learn_press_profile]